E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, shkakton dëme

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Bashkisë Devoll, një vend i njohur si simbol i bashkëjetesës fetare mes komuniteteve të krishtera dhe myslimane.

Sipas banorëve, kafsha e egër ka shkaktuar dëme të shumta, duke shkatërruar orendi dhe gjithçka që i ka dalë përpara brenda objektit.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për riparimin e dëmeve dhe marrjen e masave për të parandaluar raste të ngjashme, pasi prania e kafshëve të egra pranë zonave të banuara është kthyer në një shqetësim në rritje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë