E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në Ceuta me parashutë

Një i ri me origjinë nga një vend afrikan humbi jetën të premten në mëngjes në Ceuta, ndërsa po përpiqej të hynte në enklavën spanjolle nga Maroku me një parashutë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit.

I riu ra në det, ku u gjet pa ndjenja nga autoritetet lokale. Ekipet e shpëtimit tentuan ta rikthenin në jetë, por përpjekjet rezultuan të pasuksesshme.

Ky është rasti i parë i një emigranti që humb jetën duke tentuar të hyjë në Ceuta përmes kësaj metode.

Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 80 emigrantë kanë humbur jetën gjatë krizës së emigracionit në Ceuta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë