E hënë, 5 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët që humbën jetën

Një aksident tragjik në Gjermani u mori jetën tre anëtarëve të një familjeje nga Ferizaj në kosovë.

Mediat vendase kanë publikuar fotot e viktimave, Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe nipi Laurent Aliu, 16 vjeç.

Reklamë

Siç u bë me dije më herët, të tre po ktheheshin në Gjermani pas pushimeve në Kosovë.

Automjeti me të cilin ata lëviznin doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe rrëshqiti poshtë një argjinature.

Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë, pasi viktimat kishin mbetur të bllokuar në automjet dhe për nxjerrjen e tyre u desh  ndërhyrja e një vinçi.

Me urdhër të Prokurorisë së Regensburgut është angazhuar një ekspert për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në daljen e automjetit nga rruga.

Vazhdo të lexosh

Reklamë