E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Shoferi i makinës përplas 82-vjeçaren në Korçë, e moshuara me dëmtime serioze

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës, ku një këmbësore 82-vjeçare është përplasur nga një automjet.

Sipas të dhënave paraprake, e moshuara po kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën në momentin kur është goditur nga automjeti.

Reklamë

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit e ka transportuar vetë të lënduarën drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Mjekët bëjnë me dije se 82-vjeçarja ka pësuar lëndime serioze, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje drejtuesin e automjetit, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë