E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj arrijnë 2.71 metra gjatësi

Duken sikur nuk mbarojnë kurrë dhe, kur ecën, flokët i tërhiqen pas në tokë. Renu Dhariyal nga India është tashmë gruaja me flokët më të gjatë në botë, duke siguruar një vend në Librin e Rekordeve Guinness.

Flokët e saj të zinj kanë një gjatësi prej 271,50 centimetra, ose 2 metra e 71,5 centimetra.

Reklamë

Dhariyal ka tejkaluar mbajtësen e mëparshme të këtij titulli, ukrainasen Aliia Nasyrova, flokët e së cilës ishin matur në 257,33 centimetra.

Nuk i ka prerë flokët që nga viti 2015

Renu Dhariyal merret me krijimin e përmbajtjeve online dhe ka një kanal në YouTube, ku ndan këshilla për bukurinë dhe kujdesin ndaj flokëve. Ajo tregon se filloi t’i rriste në mënyrë sistematike flokët në vitin 2015 dhe që atëherë nuk i ka prerë më.

Sipas saj, një motivim i rëndësishëm ka qenë edhe roli që flokët e gjatë kanë në kulturën indiane, ku lidhen me bukurinë dhe traditën.

Mbajtja e flokëve me gjatësi pothuajse tre metra kërkon shumë kohë dhe durim. Dhariyal thotë se kalon orë të tëra duke i larë dhe duke i krehur, ndërsa shmang produktet kimike. Në kanalin e saj në YouTube ajo prezanton edhe vajra dhe shampo natyrale të përgatitura prej saj.

“Duhet shumë durim për të mbajtur flokë kaq të gjatë”, shprehet ajo, duke thënë se sekreti i saj bazohet te metodat natyrale të kujdesit.

Ajo tregon se flokët e saj nuk kalojnë pa u vënë re as në përditshmëri. Kur shfaqet në publik apo publikon materiale në rrjetet sociale, shpesh shkakton habinë e njerëzve dhe merr shumë komente pozitive.

Pas vendosjes së rekordit botëror, Renu Dhariyal shpreson të bëhet më e njohur në Indi, por edhe të tërheqë vëmendjen ndërkombëtare drejt komunitetit të saj lokal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë