E shtunë, 3 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e “Zogut të Zi” në Fier.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka konstatuar tym që dilte në pjesën e përparme të automjetit dhe ka ndaluar menjëherë duke dalë prej tij dhe duke u larguar në kohë.

Reklamë

Në vendngjarje kanë ndërhyrë fillimisht shërbimet e Policisë, të cilat kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin në rrugët që të çojnë në këtë zonë, për të shmangur çdo rrezik për qytetarët dhe automjetet e tjera, në rast se zjarri do të shkaktonte shpërthim.

Menjëherë pas njoftimit ka mbërritur edhe shërbimi zjarrfikës, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në pjesën e baterisë së automjetit, e cila ka sjellë përfshirjen e mjetit nga flakët.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale në automjet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë