Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe që Gjimshiti...

U kapën me armë në Gjashtë të Sarandës, dy...

Spanja thirrje sërish Italisë: Rihapni kufijtë, ose do të...

Aksident pranë Malit të Tomorrit! Makina del nga rruga...

SHOKUESE/ Plan për të vrarë Messin dhe Ronaldon gjatë...

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?

7 Gusht 19:14

Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë vetëm edhe disa orë deri në përfundimin, të premten në mesnatë, të afatit 30-ditor të caktuar nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e seancës konstituive të organit ligjvënës.

Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vendosur që vazhdimi i saj të mbahet të shtunën, më 8 gusht, në orën 11:00 – pra, pas përfundimit të afatit kushtetues.

Seanca konstituive mbeti në gjysmë të enjten, kur Dehari e shtyu atë për kohë të papërcaktuar pas kërkesës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime rreth një marrëveshjeje politike për formimin e institucioneve të reja.

Njoftimi për vazhdimin e seancës të shtunën erdhi pak orë pasi Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, zhvilluan një tjetër takim pa arritur marrëveshje politike.

Eugen Cakolli dhe Naim Jakaj, njohës të çështjeve juridike, ndajnë mendimin se mosrespektimi i afatit përbën shkelje kushtetuese, por japin interpretime të ndryshme për hapat që duhet ose mund të pasojnë.

Cakolli: Seanca nuk mund të vazhdojë pas afatit

Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues do ta fuste Kosovën në një situatë të shkeljes së rëndë kushtetuese, vlerëson Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ai argumenton se afati i 7 gushtit është absolut, dhe se nuk mund të tejkalohet, pavarësisht se Kushtetuta e Kosovës nuk specifikon se cilat janë pasojat juridike të mosrespektimit të tij.

“Më shumë sesa zbrazëti kushtetuese, mungesa e këtij, le të themi, sanksioni, unë besoj që është fakti që nuk është supozuar kur është shkruar Kushtetuta që mund të arrijmë pikën ku Kuvendi nuk e konstituon as veten”, thotë Cakolli.

Me arsyetimin se duhet kohë shtesë për bisedime për çështjen e presidentit, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, më 6 gusht kërkoi që seanca konstituive të shtyhej, dhe nuk dha emër për kryeparlamentar, duke e ndërprerë procesin e konstituimit të organit ligjvënës.

Por, nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në mesnatë, Cakolli vlerëson se nuk do të ketë më bazë kushtetuese që kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ta thërrasë vazhdimin e saj.

“Unë besoj që është e qartë që deputetët, pas mesnatës së sotme, nuk kanë të drejtë të mblidhen as me vetiniciativë, e lëre më që t’i thërrasë zoti Dehari, në këtë rast, si kryesues i seancës, për shkak të moshës së tij”, thotë Cakolli.

Për të, pasojat e ngërçit nuk kufizohen vetëm te Kuvendi.

Ai argumenton se, pas betimit si deputetë, ministrat dhe zëvendësministrat deri tani në detyrë nuk mund të vazhdojnë njëkohësisht ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

Për këtë arsye, ai e konsideron Qeverinë në detyrë të Kosovës “pa legalitet dhe pa legjitimitet”, duke paralajmëruar se vendimet e saj mund të jenë objekt kontestimi në gjykata.

Sipas Cakollit, zgjidhja e parë juridike, në rast të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues, do të ishte inicimi i një rasti në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, ai beson se, në aspektin politik, epilogu është pothuajse i pashmangshëm.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme, thjesht mbetet të gjendet rruga drejt tyre”, thotë ai.

Ai shton se vendi tashmë ka humbur kohë me krizat institucionale, dhe se një proces i ri zgjedhor do të ishte skenari më i pafavorshëm, por nëse Kuvendi nuk arrin të konstituohet, ai nuk sheh një rrugë tjetër kushtetuese për dalje nga ngërçi.

Jakaj: Moskonstituimi e fut Kosovën në një situatë të paprovuar kushtetuese

Ndonëse pajtohet se mosrespektimi i afatit për konstituimin e Kuvendit përbën shkelje kushtetuese, Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka një interpretim tjetër për hapat që duhet të ndërmerren pas mesnatës së 7 gushtit.

Jakaj thotë se, meqë nuk është përcaktuar ndonjë sanksion konkret në rast se Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati, vazhdimi i seancës konstituive edhe pas 7 gushtit është juridikisht i mundshëm.

“Normalisht, që edhe nëse kalon afati i sotëm, ai [kryesuesi Dehari] duhet ta thërrasë seancën konstitutive. Fatkeqësisht, nuk ka pasojë juridike. Sikur të kishte, do të vepronte në mënyrë të detyrueshme”.

Edhe mundësinë e dërgimit të çështjes në Gjykatën Kushtetuese, ai e sheh me rezervë.

Sipas Jakajt, një rast i ri nuk do të zgjidhte domosdoshmërisht krizën politike, pasi Kushtetuesja nuk ka çfarë të thotë tjetër përveç asaj që “deputetët e Kuvendit të Kosovës janë të obliguar që të veprojnë në interesin më të mirë të vendit dhe që [Kuvendi] është dashur të konstituohet brenda 30 ditëve”.

Megjithatë, edhe Jakaj paralajmëron pasoja serioze nëse bllokada vazhdon.

Ai e lidh ngërçin aktual me afatin për zgjedhjen e presidentit, duke kujtuar se ushtrimi i detyrës së presidentit nuk mund të zgjasë më tepër se 6 muaj, përkatësisht deri në fillim të tetorit.

Kryetarja e legjislaturës së 10-të, Albulena Haxhiu, e betuar më 6 gusht si deputete e legjislaturës së 11-të, është ushtruese e detyrës së Presidentes që nga prilli 2026, kur Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në krye të shtetit të Kosovës.

“Ne do të hyjmë në një situatë të cilën nuk e kemi shkelur asnjëherë… kjo do të prodhojë pasoja të cilat ne nuk i kemi parë më herët, dhe të cilat në rendin demokratik lirisht mund të quhen rrënim i demokracisë”, thotë Jakaj.

Sipas tij, nëse deri në përfundimin e mandatit të ushtruesit të detyrës së presidentit nuk zgjidhen institucionet e reja, Kosova mund të mbetet pa autoritetin që do të mund të shpallte zgjedhjet ose t’ia besonte mandatin për formimin e Qeverisë kandidatit për kryeministër.

Për këtë arsye, ai vlerëson se partitë politike duhet të arrijnë sa më shpejt një marrëveshje që do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit, formimit të Qeverisë dhe zgjedhjes së presidentit, në mënyrë që vendi të shmangte, siç e quan ai, një “anarki institucionale”.

Përveç Cakollit dhe Jakajt, edhe pjesëtarë të tjerë të shoqërisë civile në Kosovë kanë bërë thirrje që konstituimi i Kuvendit të përmbyllet brenda afatit kushtetues.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në një reagim publik, tha “se interesat partiake kanë tejkaluar interesin publik duke bllokuar funksionimin e institucioneve dhe duke dëmtuar besimin e qytetarëve”.

“Sot nuk ka më hapësirë për justifikime, interpretime të gjëra politike apo shtyrje të mëtejshme. Ekziston vetëm një detyrim i qartë, konstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues. Çdo dështim për ta përmbushur këtë obligim do të ishte shkelje e kushtetutës dhe një akt i papërgjegjshëm politik dhe institucional”, tha GLPS në reagimin e tij. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Konstituohet kosove Kuvendi Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në Ceuta me parashutë

më shumë...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

më shumë...

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

më shumë...

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

8:17

Makina përfshihet nga flakët në Fier

7:54

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen...

7:48

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të...

7:17

Vizita e tij e parë në Serbi,...

7:14

Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk...

6:58

“Sheiku i kombëtares”, zbulohet shuma e madhe...

6:57

Zjarr i madh pranë Borizanës, flakët përfshijnë...

6:26

Shoferi i makinës përplas 82-vjeçaren në Korçë,...

6:25

U kapën me armë në Gjashtë të...

6:17

Spanja thirrje sërish Italisë: Rihapni kufijtë, ose...

6:11

LVV dhe LDK pa marrëveshje, Kurti: Qëndrimet...

5:53

Aksident pranë Malit të Tomorrit! Makina del...

5:45

Zjarr i madh në Klos, digjen dy...

5:19

“Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë...

5:02

SHOKUESE/ Plan për të vrarë Messin dhe...

4:44

Ekspozitë me fotografi historike në Maliq, një...

4:34

Temperatura deri në 41 gradë celcius, e...

4:27

Tragjedia në Gjermani, këta janë tre shqiptarët...

4:17

LVV e LDK dështojnë të arrijnë marrëveshje...

Më të klikuarat

  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.