Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi, ndërsa si pasojë e zjarrit janë djegur edhe dy banesa të pabanueshme.
Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Klos ka bërë të mundur shpëtimin e një banori me aftësi të kufizuara, i cili rrezikonte të mbetej i bllokuar nga flakët.
Forcat zjarrfikëse vijojnë betejën me zjarrin për ta vënë atë nën kontroll të plotë dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë në një kabinë elektrike në zonë.





