E martë, 6 Tetor 2026 Zilia deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

LVV dhe LDK pa marrëveshje, Kurti: Qëndrimet nuk përputhen! Abdixhiku: jemi shumë larg dakordësisë

Pas takimit me kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyre Albin Kurti tha se  është  i gatshëm  për  të bashkëpunuar,  po sipas tij ka një dallim drastik midis rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Pra, në kushtet kur zgjedhim kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, si dhe qeverinë e re të Republikës së Kosovës, sërish përballemi me çështjen e zgjedhjes së presidentit. Kjo është një formulë tashmë e provuar dhe me të njëjtat metoda nuk mund të presim rezultate të ndryshme. Andaj, kjo në mënyrë të pashmangshme do të çojë drejt shpërndarjes së Kuvendit. Marrëveshja politike ende nuk është arritur. Pritjet janë të ndryshme, qëndrimet nuk përputhen dhe bindja ime është se ekziston një dallim drastik mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Kurti.

Reklamë

Nga ana tjetër Abdixhiku theksoi se janë larg arritjes së një marrveshjeje me Vetvendosjen.

“Nuk kam lajme të reja dhe ju them se jemi shumë larg marrëveshjes. Përderisa nuk ka balancë institucionale, nuk mund të ketë marrëveshje politike. Jam përpjekur me vullnet të mirë. Është e lehtë të shkaktohen zgjedhje të reja, por qëllimi im dhe i LDK-së ka qenë gjetja e një zgjidhjeje, jo të shihet se kush po e mund, kush po mashtron apo kush po vonon. Në këtë pikë, me keqardhje të madhe, them se jemi në një rrugë që nuk duket se ka zgjidhje”, tha Abdixhiku.

Takimi i sotëm mes tyre , i katërti deri tani u zhvillua disa orë para se të përfundojë afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës në mesnatë. Kuvendi duhej të konstituohej të enjten, por kryesuesi Avni Dehari e shtyu seancën për kohë të papërcaktuar pas kërkesës së Kurtit për kohë shtesë për bisedime për marrëveshje politike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë