Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën me bisht...

Ndryshimi i buxhetit të vitit 2026, PD: Cilat ishin...

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati...

FIFA heton Argjentinën pas finales, disa lojtarë rrezikojnë ndëshkimin...

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar në Shqipëri:...

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha i bën...

Debat për lekët e Kanye West/ PD: Dhatë 4.3...

Kapen 770 kilogramë kokainë në Itali, droga ishte fshehur...

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e Prokurorisë së...

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë sfidon demokracinë:...

Paketa e Maleve, Rama: Anulimin e kërkojnë ata që malin e shohin nga qyteti, ata që kanë prona të trashëguara mezi presin

21 Korrik 10:09

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave dhe kërkesave për shfuqizimin e Paketës së Maleve, duke deklaruar se kjo nismë synon t’u japë mundësi pronarëve të zonave rurale të zhvillojnë tokat e trashëguara.

Rama tha se në disa zona të Shqipërisë ekziston një problem i krijuar prej mosnjohjes së ligjit 7501 për ndarjen e tokës, pasi shumë familje kanë vijuar ta administrojnë tokën sipas kufijve të vjetër dhe trashëgimisë, por pa mundur ta regjistrojnë atë ligjërisht.

Sipas kryeministrit, kjo situatë ka bërë që shumë qytetarë të mos kenë akses në financime, kredi bankare apo mbështetje institucionale, pasi nuk disponojnë dokumentacion të plotë pronësie.

Rama tha gjithashtu se mijëra emigrantë kanë shfaqur interes për këtë nismë, pasi e shohin turizmin në Shqipëri si një mundësi të rëndësishme ekonomike.

“Nuk e di sa të informuar janë ata që malet i shohin nga qyteti dhe ligjet i kanë me të dëgjuar, për faktin që në një pjesë të territorit tonë, në disa zona të Shqipërisë, ka një problem me faktin që njerëzit nuk kanë njohur ligjin e ndarjes së tokës në fillim të viteve ’90, ligjin 7501, i cili nuk është pranuar për arsye se, në vend që të pranohet ajo ndarje proporcionale sipas ligjit të asaj kohe, është rënë dakord mes veti që ndarja e tokës të bëhet në bazë të trashëgimisë dhe aty ku kanë qenë kufijtë e vjetër. Në një pjesë të konsiderueshme ka dakordësi. Trashëgimtarët e kanë tokën, por problemi është që nuk e regjistrojnë dot tokën, pasi nuk kanë pranuar 7501. Nuk kanë asnjë të drejtë që jepet me ligj për ta zhvilluar tokën, nuk kanë akses në financim, nuk marrin dot kredi në bankë, mbështetje nga institucionet, sepse nuk janë pronarë me një titull pronësie. Në letra nuk ekzistojnë, në realitet janë atje. Kështu nuk zhvillojmë një ekonomi të vogël bujqësore, blegtorale, përveçse me të ardhurat e tyre, edhe atë në një situatë ilegaliteti, sepse nuk marrin dot leje ndërtimi. Këtë e kemi hasur në mënyrë të vazhdueshme, sepse është një shtresë reale e një realiteti që është jashtë realitetit që mbulon ligji. Jemi përpjekur ta adresojmë në ligjin 20/20, por nuk ia kemi dalë që gjëja të shkojë në mënyrë të thjeshtë, të shpejtë. Këtu lind Paketa e Maleve. Janë pafund ata që e kanë të qartë që malet, territoret e zonave rurale që janë larg qendrave të zhvillimit, janë potencial i jashtëzakonshëm për ekonominë familjare, qoftë duke hapur derën e një shtëpie të braktisur, për të bërë një bujtinë. Për ta është mundësia që me Paketën e Maleve ta bëjnë realitet këtë gjë. Në të kundërt, duhet të rrinë pezull mes një ligji që nuk i njeh, një ligji 20/20 të komplikuar dhe tokës së trashëguar. Me këtë paketë, secili që do të zhvillojë pronën e tij të trashëguar. Nuk jemi në kushtet që po shiten malet, se kjo është histori më vete. Jemi në kushtet kur malet po hapen për ata që kanë trashëguar një pronë atje. Jemi në kushtet kur njerëz të cilët kanë një pemëtore që e mirëmbajnë prej vitesh dhe për të cilën kanë pamundësi që të kenë letrat për arsyet më lart, mund të pajisen me një leje për të bërë një agropërpunim. Mijëra emigrantë kanë shprehur interes. E kanë kuptuar që turizmi në Shqipëri është një histori ekonomike shumë domethënëse, që do të bëhet gjithmonë e më shumë domethënëse. Paketa e Maleve është një politikë për njerëzit, për të drejtën e pronës, për të drejtën e zhvillimit të pronës, një politikë që i shkon përshtat atyre që nuk kanë mundur që pronën e tyre ta kthejnë në një aset financiar. Çfarë do të thotë të anulohet Paketa e Maleve? Do të thotë që të gjithë këta njerëz të mbeten pezull. Këtë e thonë të gjithë ata që malin e shohin nga qyteti. Ata që preken nga Paketa e Maleve nuk kërkojnë anulimin, ata mezi e presin. Shitet në tregun e fjalëve si një tjetër akt tradhtie nga unë. Unë tradhtar, temë tjetër kjo.”, u shpreh Rama.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
paketa e maleve rama

Nga e njëjta kategori

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme Larry gati për të mirëpresë kreun e ri britanik dhe qenin e tij

më shumë...

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar në Shqipëri: Ky vend do të mbetet në zemrën time për gjithë jetën

më shumë...

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha i bën thirrje prokurorit publik të be të hetojë kryeministrin

më shumë...

Debat për lekët e Kanye West/ PD: Dhatë 4.3 milionë euro për koncertin privat. Gonxhja: Rrezikonte të mos zhvillohej

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:29

Momente ankthi në SHBA, avioni prek pistën...

3:17

Ndryshimi i buxhetit të vitit 2026, PD:...

3:02

Ka përcjellë gjashtë kryeministra, macja e famshme...

2:54

FIFA heton Argjentinën pas finales, disa lojtarë...

2:11

“Shihemi në BE”, Gonzato mbyll mandatin 3-vjeçar...

2:01

“Rama po nxjerr paratë me avion”, Berisha...

1:41

Debat për lekët e Kanye West/ PD:...

1:28

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë,...

1:07

Kapen 770 kilogramë kokainë në Itali, droga...

12:07

Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e...

12:06

Ilir Meta ankimon në gjykatë vendimin e...

11:43

Mbi 56 mijë pasagjerë në ditë, Hita:...

11:40

Tritol shtëpisë së trafikantit, Shijak, shpërthimi besohet...

11:34

U ndje keq gjatë zhytjes, ndërron jetë...

11:30

Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje...

11:15

Fshatrat në Rusi goditen rëndë nga kriza...

11:01

20 vite në pushtet! Presidenti i Nikaraguasë...

10:42

Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk...

10:32

Kultivoi 175 bimë kanabisi mes kanioneve, arrestohet...

10:21

“Shitet si akt tradhtie nga unë”, Rama...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Itali, humb jetën 42-vjeçari shqiptar, b...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • “Gjigantët e qiellit” në pozicione shumë të rënd...
  • Irani paralajmëron SHBA-në: Do t’ju japim një mësim
  • Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen 3 persona (EMR...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.