Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të vdekur dhe...

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah, mësohet se...

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis marshimi në...

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët e saj...

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak bombola e...

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të hynte në...

Makina përfshihet nga flakët në Fier

Dita e 69 e protestës, qytetarët nisen drejt Kryeministrisë

Përmbytje në Indi, raportohet për 100 të vdekur

Vizita e tij e parë në Serbi, Zelensky mbërrin...

“Më shiko në sy Sali”, Zegjine Çaushi përplaset me liderin demokrat: Je i fundit që mund të flasësh për protestën

20 Korrik 13:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestat e organizuara në Tiranë, duke akuzuar qeverinë për mungesë reformash dhe për proces zgjedhor jo të lirë e të ndershëm.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha deklaroi se me qeverinë e kryeministrit Edi Rama ka vetëm “antireformë” dhe se opozita ka marrë pjesë në grupet e punës për reformën zgjedhore dhe atë territoriale me kushtin që të merret ekspertiza ndërkombëtare.

“Me Edi Ramën ka vetëm antireformë. Në mbështetje të përpjekjeve tona për proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, morëm pjesë në dy grupet e ngritura për këto reforma themelore, Territoriale dhe Zgjedhore. Për reformën zgjedhore të merret ekspertiza e OSBE/ODIHR-it dhe për Territorialen ekspertiza e konferencës rajonale”, tha Berisha.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestave, edhe pse protestuesit kërkojnë largimin e klasës së vjetër politike.

“Ngrihuni në këmbë për të mbrojtur interesat tuaja jetike. Një protestë qytetare e pashembullt për vite mblidhet në shesh në Tiranë. Bashkohuni në protestë”, deklaroi Berisha.

Deklaratat e tij sollën reagimin e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, e cila e kritikoi Berishën për përdorimin e foltores së Kuvendit.

“Sali, ti duhet të jesh i fundit që të vish këtu në këtë Kuvend dhe foltore dhe të flasësh për atë protestë. Më gjej një vend në botë ku protestohet kundër qeverisë, por edhe kundër opozitës dhe liderit të saj”, tha Çaushi.

Deputetja socialiste shtoi se foltorja e Kuvendit nuk duhet të përdoret për dezinformim, duke vijuar me akuza ndaj Berishës.

“Ndryshe nga ty, unë nuk kam privatizuar asnjë pëllëmbë tokë të shqiptarëve, por kam lidhur një kontratë për një apartament që nuk ka nisur. Ti di vetëm të dezinformosh”, deklaroi Çaushi.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Sali berisha Zegjine Çaushi

Nga e njëjta kategori

Fluks i shtuar në portin e Vlorës, gati 2 mijë pasagjerë nga Brindisi ditën e sotme

më shumë...

U konfirmua nga Senati si ambasador, Ambasada e SHBA në Tiranë: Wendt do të mbështesë vizionin e Trump, e mirëpresim!

më shumë...

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës, tymi i dendur kthehet në shqetësim për banorët

më shumë...

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një person i dëmtuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:24

Fluks i shtuar në portin e Vlorës,...

9:20

U konfirmua nga Senati si ambasador, Ambasada...

9:02

Djegia e mbeturinave në landfillin e Krujës,...

8:45

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, një...

8:23

Termometri prek 40°C në Tiranë, “përvëlohen” Elbasani...

8:20

Prej 5 ditësh nën pushtimin e flakëve,...

8:02

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Gusht...

10:48

Jeta po i përkëdhel! Këto 3 shenja...

10:22

Dhjetëra sulme ruse në Ukrainë, dy të...

10:06

Përfshihet nga flakët banesa në Shkodër, zjarri...

9:58

I dorëzoi fanelën me numrin 10 Salah,...

9:50

Mbyllet dita e 69 e protestës, nis...

9:42

Qëndrimi ulur për shumë orë mund të...

9:42

Shuhen disa vatra zjarri, forcat vijojnë operacionin...

9:23

Kosova shpall “non grata” drejtorin e Telekom...

9:08

“Rapunzel” e Indisë thyen rekordin Guinness, flokët...

9:04

Arsyet përse duhet të hani një lugë...

8:45

Ariu hyn në vendin e shenjtë në...

8:36

Zjarr në një banesë në Gjirokastër, shkak...

8:18

VIDEO/ Emigranti vdes tragjikisht ndërsa përpiqej të...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • “Humba gjithçka”, bashkëshortja dhe djali ndërruan jetë në a...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.