Votimi i sanksioneve të reja të OKB-së ndaj Phenianit, ka revoltuar Korenë e Veriut. Zyrtarë të Phenianit kanë paralajmëruar SHBA-në të bëhet gati për një reagim shumë të fortë dhe me pasoja të rënda.

 

Më herët këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, votoi unanimisht vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Koresë së Veriut pas testimit të bombës me hidrogjen. Kina e Rusia të cilat e kanë kundërshtuar vazhdimisht SHBA-në për forcimin e sanksioneve, votuan pro projekt-rezolutës që vendos ndalimin e eksporteve të qymyrit, plumbit, ushqimeve të detit dhe tekstileve.

 

Masat shtese te vendosura nga  Shtetet e Bashkuara do t’i kushtojnë Phenianit miliarda dollarë, gjë e cila do të ndikojë drejtpërsëdrejti në aftësitë e vendit komunist për të financuar programin bërthamor. Ambasadorja e SHBA në OKB, Niki Haley, tha para Këshillit të Sigurimit se bota nuk do ta pranojë kurrë Korenë e Veriut me armë bërthamore. Diplomatja paralajmëroi se nëse regjimi i Phenianit nuk heq dore nga testimi i raketave, atëherë Uashingtoni do ta ndalojnë atë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *