Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet...

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte!...

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg...

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me SHBA-në për...

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në...

Të paktën pesë të vrarë pas një sulmi rus...

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja...

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3...

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin mesazhin për...

Mjeku shqiptar: Korriku ishte muaj i dhimbshëm, qeveria dështoi përballë virusit

1 Gusht 15:47

Mjeku shqiptar, Erion Dasho bëri një analizë të situatës së krijuar në Shqipëri për shkak të koronavirusit. Javët e fundit ka patur një bum rastesh dhe viktimash. Vetëm në korrik, sipas tij, kanë humbur jetën 93 pacientë.

“Korriku ishte një muaj i dhimbshëm. 93 jetë të humbura nga COVID-19 përkthehen në mbi 33 vdekje për 1 milion banorë. Për të njëtjën periudhë, Spanja aq e goditur gjatë muajve të parë të epidemisë dhe me një popullsi 17 herë më të lartë se Shqipëria pati vetëm 90 vdekje! Në se krahasimet bëhen për 1 milion banorë, pamja duket qartazi më e rëndë. 33 vdekje për 1 milion banorë në Shqipëri janë 16 herë më të larta se Gjermania madje edhe 5 herë më të larta se Italia që ishte vendi më i goditur prej COVID-10 në Europë. Gjatë muajit korrik, Gjermania pati vetëm 2 vdekje dhe Italia vetëm 6 vdekje për 1 milion banorë.”

Fajin për situatën në të cilën gjendemi, eksperti i shëndetit publik e gjen tek menaxhimi i pandemisë dhe tek dështimi për të gjurmuar dhe trajtuar ata që rezultojnë pozitivë.

“Dështoi drejtimi dhe organizimi i përgjigjes ndaj epidemisë. Politikanët dhe drejtuesit shqiptarë vazhdojnë t’a lidhin punën me dukjen. Për ta dalja në kamera duke dhënë këshilla, duke inspektuar apo edhe duke kërkuar llogari, është bërë sinonim i punës. Me sa duket, virusi nuk u impresionua aspak nga kjo dhe vazhdoi “punën” e vet i papenguar. Së dyti, Komiteti i Ekspertëve konfirmoi edhe njëherë paaftësinë e vet. Komiteti qëndroi refraktiv edhe ndaj paralajmërimeve që erdhën prej autoriteteve shkencore shqiptare që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Korriku ishte pasojë e drejtpërdrejtë e qershorit. Së treti, ende nuk po aplikohet trinomi Testo-Gjurmo-Trajto. Për nga numri i testeve Shqipëria vazhdon të jetë në vendin e fundit në Europë.”

Erion Dasho bën fajtorë edhe qytetarët që nuk zbatojnë masat, por edhe politikanët që shfaqen në publik të shkujdesur.  

“Nuk zbatohet distancimi social, mbajtja e maskave në mjedise publike, madje as edhe izolimi i personave të diagnostikuar apo të dyshuar. Kjo sepse qeveritarët vazhdojnë të japin shembuj papërgjegjshmërie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk përdorte maskë në takime me njerëzit deri dy ditë para se të diagnostikohej me COVID, Kryministri bën gallatë në publik duke e quajtur COVID-in “stafetë”, kurse Parlamenti mblidhet në sesion të rregullt (jo online) në kohën kur një koleg i tyre nisej për trajtim të specializuar për COVID jashtë vendit. Në këto kushte, a duhet publiku të besojë refrenin e përditshëm që bën thirrje për mbajtjen e maskës në publik?!”

Sipas mjekut, qeveria shqiptare dështoi t’i jepte përgjigje koronavirusit gjatë korrikut. Ai nënvizoi se duhet të nxirren sa më parë mësime për të përmirësuar situatën.

“Vatrat e transmetimit të COVID sot nuk janë vetëm spitalet, administrata dhe bizneset, por edhe parlamenti, bashkitë dhe gjykatat! Sipas disa ekspertëve tashmë kemi arritur në pikën e transmetimit komunitar!”

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Koronavirusi Korriku

Nga e njëjta kategori

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg autorin e dyshuar dhe 4 të tjerë

më shumë...

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet zjarri në malin e Milotit

më shumë...

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti kur familja nxirret me urgjencë (VIDEO)

më shumë...

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit, shkrumbohen 3 banesa, nis evakuimi i banorëve (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

10:27

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto...

10:11

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për...

9:56

Situata me zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 26...

9:26

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë...

8:57

Operacion kundër shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtje...

8:32

E keni ditur? Ja pse nuk duhet...

8:04

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me...

7:44

“Nga çfarë keni frikë?” Kuba përplaset me...

7:16

Lëkura portokalli dhe limoni, për çfarë shërbejnë...

6:50

Pas 24 orësh luftë me flakët, shuhet...

6:45

Të paktën pesë të vrarë pas një...

6:44

“Po thithin tym e flakë”! Gjura bën...

6:34

Zjarret/ Ministri: Ja ku janë situatat më...

6:20

“Shpejt, shpejt jashtë!” Flakët përpijnë banesën, momenti...

6:08

Librazhd/ Flakët “pushtojnë” Malin e Polisit, digjen...

5:48

“Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra...

5:23

Gojan i Madh/ Flakët dalin jashtë kontrollit,...

5:03

Nga Brindisi në Vlorë, tre anijet sjellin...

4:53

Vatra zjarri në Bashkinë e Mirditës, flakët...

Më të klikuarat

  • Tmerr në Londër! Emigrantët afganë p*rdhunuan një grua nën k...
  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • Nisin hetimet për babain në Qipro, la vajzën 11-vjeçare vetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.