Subscribe

Një dite pas vendimit per bojkot te komisioneve parlamentare, deputetet e PD morën pjese ne mbledhjen e Komisionit Hetimor për serverin e Tatimeve. Kryetari i tij, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, thotë se ky rast përben përjashtim. Ristani sqaron se opozita do ta vijoje betejën e saj ne seancën plenare te se enjtes. Por a do vijoje PD, bojkotin e Parlamentit? Ne mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, opozita votoi e vetme Rregulloren dhe Planin e Hetimit. Deputetet e mazhorances braktisen mbledhjen, pasi kërkesa per shtyrje te saj, nuk u pranua. Kjo klime përplasjesh pritet te jete me e theksuar ne seancën e se enjtes, ku janë parashikuar votimi i dekreteve te Presidentit te Republikës per shkarkimin dhe emërimin e dy ministrave: të Financave dhe te Ekonomisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *