Subscribe

Dy persona janë mbytur këtë të dielë në Pogradec.

 

Ngjarja ka ndodhur në rezervuarin e fshatit Bratomirë, ndërsa bëhet me dije se viktimat janë shtetasi me inicialet A.P., 50 vjeç, banues në fshatin Bletas dhe Z.K. 56 vjeç, banues në Bratomirë.

 

Të dy personat kishin dalë për peshkim në rezervuarin e Bratomirës.

 

Sipas policisë trupi i 50 vjeçarit A.P. është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit, ndërkohë që po punohet për gjetjen e trupit të 56 vjeçarit me inicialet Z.K..

 

Drejt vendngjarjes është nisur dhe ekipi i polumbarëve për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 56 vjeçarit.

 

Nga ana tjetër policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *