Subscribe

Kina ka vendosur ndalimin e eksporteve të disa produkteve të naftës me Korenë e Veriut, si dhe importet e tekstileve nga vendi komunist. Vendimi është marrë në përputhje me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pas testit të fundit bërthamor të Phenianit. Pekini është partneri më i rëndësishëm tregtar i Penianit dhe sanksionet  pritet t’i kushtojnë shumë ekonomisë së vendit komunist.

 

Ministria kineze e Tregtisë, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se kufizimet për produktet e rafinuara të naftës do të fillojnë të zbatohen nga 1 tetori, ndërsa ato për gazin natyror do të hyjnë në fuqi menjëherë. Ndërsa ndalimi i tekstileve do të thotë rreth 700 milionë dollarë në vit humbje për vendin komunist.

 

Kina, e cila ka qenë kundër vendosjes së sanksioneve të OKB-së ndaj Koresë së Veriut, së bashku me Rusinë, fillimisht e refuzoi propozimin e Uashingtonit për të ndaluar eksportet e naftës. Ndërsa më vonë ranë dakord për të zbatuar masa të reduktuara kundër Koresë së Veriut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *