Subscribe

Dy muaj pasi u shpall i pafajshëm nga drejtësia shqiptare, Vladimir Gjuta rikthehet në qeli. Ka qenë ky vendimi i gjykatës së Tiranës për 36-vjeçarin, i cili u prangos me akuzën e dhunës në familje dhe thyerjen e arrestit shtëpiak. Më herët prokurori Valentin Preçi kërkoi arrestin me burg për Gjutën, pasi kishte dhunuar babain e tij gjatë një feste familjare në qytetin e Kukësit. Ndërkohë, avokati i biznesmenit kërkoi që të jepet një masë sigurie më e lehtë për shkak të problemeve psikologjike që Gjuta ka pasur gjatë qëndrimit të tij në paraburgim e Bradasheshit në Elbasan. Familjarët e Gjutës hedhin poshtë pretendimin Prokurorisë, pasi sipas tyre, e gjithë historia është një sajesë policore. Vladimir Gjuta u akuzua për vënien e tritolit në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Sajmit Tahiri, akuza e cila më vonë u rrëzua nga gjykata, ndërsa qëndronte në arrest shtëpie prej dhjetorit të 2014 pasi kishte goditur një efektiv policie në biznesin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *