Subscribe

Ndërtesa ikonë në të gjithë botën u zhytën në errësirë mbrëmjen e së shtunës për të shënuar Orën e Tokës, një fushatë që zhvillohet prej 10 vitesh për të tërhequr vëmendjen për ndryshimet e klimës.

 

Kulla Eifel në Paris, Kremlini në Moskë, Akropoli në Athinë, Empire State Building në SHBA ishin mes ndërtesave dhe monumenteve në më shumë se 7 mijë qytete të 170 vendeve në të gjitha kontinentet, që nga disa minuta deri në 1 orë shuan dritat.

 

Edhe në Australi, ku nisi kjo fushatë nga organizata Fondi Botëror për Ruajtjen e Natyrës, (World Wildlife Fund) dritat u shuan në ndërtesën e famshme të Operas.

 

Synimi ishte të tërhiqet vëmendja për ngrohjen globale, pasi në tre vitet e fundit temperatura në Tokë ka shënuar rritje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *