Subscribe

Florion Mima ish-zv/ministër i financave në kohën e partisë demokratike e vlerëson draftin e tatimit mbi të ardhurat, si një nisëm që do të krijojë kaos në sistemin tatimore.

 

Në një intervistë për emision E-ZONE ai deklaroi se drafti krijon pabarazi dhe nuk plotëson parimin e thjeshtësisë dhe të drejtësisë.

“Me keqardhje konstatoj se ligji aktual i vitit 1998 edhe pse ka nevojë për rishikim është më i mirë se drafti i prezantuar. Nëse ai do të gjejë zbatim do të sjellë një kaos dhe çoroditje, fillimisht do të kërkojë kohë të kuptohet dhe të zbatohet dhe në një fazë të dytë do të nxisë më tej evazionin. Mbi të gjitha drafti në fjalë ai lë në dorë tatimeve të përcaktojë se në cilin grup do të përfshihet tatimpaguesi. Sistemi progresiv bëhet më i komplikuar, pasi normat tatimore tashmë janë 8, 13, 15 dhe 23%. Nuk ka administratë që ti menaxhojë siç duhet” – u shpreh Mima në E-ZONE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *