Qeveria është gati që të dale në muajin qershor në tregjet ndërkombëtare për të kërkuar borxh në shumë 650 mln euro, në formën e një eurobondi. Por situata mbetet delikate për shkak të efekteve që po jep pandemia. Ministrja Anila Denaj konfirmoi në  emisionin E-zonë , se ecuria e këtij procesi do të varet tërë sisht nga tregjet e huaja. Nëse tregjet do të pësojnë  ndonjë  shok, qeveria do të  provojë  sërish në vjeshtë .

“Emetimi i eurobondit është një process që do të varet shumë nga ecuria e tregjeve financiare. Kohët e fundit po shikohet një tendencë pozitive, sidomos me daljen e Serbisë, sepse në rajon është e rëndësishme kush del I pari dhe si sillet, sigurisht Serbia është një vend që i ka të konsoliduara marrëdhëniet me tregjet financiare dhe ishte shume mire që doli i pari. Ne mendojmë që do të dalim në Qershor. Dalja në tregjet financiare nuk ështe nje situate që lidhet me Covid është proces i nisur më herët. Ne fillimisht ishim mes shumes 500-600 dhe tashme kemi konkluduar në 650 mln euro. Besoj që do të varemi vetëm ngatregjet dhe jo nga paaftesia jonë për të përgatitur procedurat. Nëse tregjet do te kenë ndonje shok, ne do të tërhiqemi për një mundesi te dytë në shtator ose tetor”, shprehet Denaj.

Por a do të varet financimi i ekonomsië vetëm nga eurobondi? Nëse procesi I eurobondit nuk finalizohet me sukses, ministrja thotë se qeveria ka likuiditet të nevojshëm.  

“Në projeksionet tona të likuiditetit kemi patur ndihmën e Bankës Botërore si dhe të Keshillit të Europës, që eshtë në shumën e 180 mln eurove, me dy transhe, i pari në korrik ose gusht, i dyti besoj deri ne fund të vitit. Dhe keto ishin dy instrumenta secili prej 180 mln euro që nuk ishin parashikuar dhe do të zvogëlojnë boshkllëkun nga ndonjë shtyrje e eurobondit. Gjithashtu ne gëzojmë një sistem financiar likuid.”

Sa i përket amnistisë fiskale, drafti do të jetë gati brenda muajit maj. Sipas ministers, ky draft po negociohet me ekipin teknik të Moneyval, strukturë e BE-së që merret me kontrollin dhe parandalimin e pastrimit të parave. Qeveria është e bindur që ky draft do të jetë i suksesshëm pasi përfshin në të edhe elementët penalë. Ky ligj do të shënojë dhe vitin zero për bizneset, të cilët në 30 vite kanë bërë evazion fiskal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *