E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Hapet një segment i korridorit VIII, Rama: Rruga e re Labinot Fushë-Mirakë do lehtësojë qarkullimin

Një tjetër segment i Korridorit VIII është hapur për qarkullimin e automjeteve. Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aksi i ri, duke bërë të ditur se tashmë është i aksesueshëm segmenti nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë, me dy korsi vajtje-ardhje.

Sipas tij, ndërsa punimet vijojnë në pjesët e tjera të projektit, hapja e këtij segmenti do të përmirësojë qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore, do të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë transportin e qytetarëve dhe të mallrave.

Reklamë

Segmenti i ri ka një gjatësi prej rreth 7.5 kilometrash dhe është pjesë e projektit për zgjerimin e aksit Elbasan–Qafë Thanë, një prej nyjeve kryesore të Korridorit VIII në territorin shqiptar.

Korridori VIII është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në rajon, pasi lidh brigjet e Detit Adriatik me Detin e Zi, duke kaluar përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Reklamë

Në territorin shqiptar ai nis nga portet e Durrësit dhe Vlorës, vijon drejt Elbasanit e më pas në Qafë Thanë, duke u lidhur me rrjetin rrugor të Maqedonisë së Veriut.

 

Më shumë video

Reklamë