E mërkurë, 14 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Reali, dy goditje në pak orë! Blen Diomande dhe rinovon me Vinicius, Rodri pranë Barcelonës

E enjtja ishte një ditë shumë e rëndësishme për merkaton e Real Madrid. Klubi i madh spanjoll bëri dy goditje të rëndësishme. Bleu yllin e bregut të Fildishte Diomande nga Laipzig dhe rinovoi kontratën me një tjeter yll, brazilianin Vinisiues Xhunior për të cilin diskutohej një largim i mundshëm në merkato.

Që pas mbërritjes si trajner të Zhosë Murinjos Los Blanos kanë bërë disa operacione të rëndësishme në hyrje me qëllim përforcimin e ekipit. I fundit sulmuesi anësor Diomande. Lojtari që ka shkëlqyer edhe në botërorin e fundit me bregun e Fildisht mbërriti nga gjermanet e Laipcig për 140 milionë euro.

Reklamë

Ai parakaloi në listën e lojtarëve më të shtrenjte të blere nga klubi Madrilen, emra si Eden Hazard, Xhud Bellingam, Garet Bale apo Kristiano Ronaldo. Me të në sulm, Reali bëhet edhe më i frikshëm, për me tepër që klubi qetësoi shpirtrat e tifozeve Los Blankos duke rinovuar me një prej më të mirëve, Vinisius Xhunior. Kontrata e tij përfundonte ne 2027, e në ditët e fundit kishte dalë në skene mundësia për t’u transferuar tek Arsenal duke qenë se disa tentative të rinovimnit të kontratës me Realin nuk kishin shkuar si duhet. Mirëpo të enjten erdhi tymi i bardhe: Brazioliano do të jetë me realin të paktën deri në 2032.

Dy elemente kanë qënë vendimtare: rritja e fitimit vjetor të sulmuesit dhe vullneti i trajnerit Murinjo për ta mbajtur. Rivali historik i tyre, Barcelona, u përgjigj ndonëse me një marrëveshje ende të pambyllur zyrtarisht, gjithashtu me një emer të madh. Rodri, kapiteni dhe gjeniu i mesfushës të Spanjës dhe Manchester City, deri pak ditë më parë dukej pranë Realit. Sot është vetëm, një hap larg klubit kampion të Spanjës.

Rodri ka edhe një vit kontrate me anglezet, mirëpo dëshiron të largohet dhe ka arritur verbalisht marrëveshjen me Barcelonën duke i hapur rruge kështu bisedës mes dy klubeve. Manchester City kërkon 60-65 milionë euro për kartonin e tij, e zyrtarizimin duket çështje orësh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë