Gregg Sulkin po rifiton zemrën e Bella Thorne! Çifti, që u ndanë në 2016 pas më shumë se 1 viti bashkë, duket se po rindezin romancën e tyre pasi kaluan edhe një fundjavë të qetë në apartamentin e aktores.
Një burim i afërt me ta zbulon: “Bella dhe Gregg po i kthehen sërisht lidhjes së tyre, por tani për tani nuk duan ta bëjnë zyrtare.
Pas ndarjes së dhimbshme vitin e shkuar, duan që ta marrin me ngadalë këtë herë e të mos shtojnë trysni të panevojshme.” Shpresojmë t’ju ece vërtet këtë herë.











