E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama përfundon takimin me zv.ministrat, detyra që u caktoi: Një herë në javë, takime me qytetarët

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë ministrat, zv.ministrat dhe drejtuesit politikë në vilën qeveritare në Sauk.

Fillimisht takimi është zhvilluar me zv.ministrat. Pas diskutimeve, këta të fundit u larguan nga “Vila e Kuqe”.  Takimi me ta zgjati vetëm15 minuta. Burime bëjnë me dije se një zv.ministër nga çdo ministri është caktuar përgjegjës për orën e pranisë besnike, pra do të kenë një takim një herë në javë me qytetarët për tu njohur me problematikat e qytetarëve.

Diskutimi për “Besën” tashmë po vazhdon me ministrat dhe drejtuesit politikë.

Ky është takimi i tretë në një hark kohor të shkurtër. Pak ditë më parë, Rama mblodhi drejtuesi e qarqeve dhe ministrat në një takim dy ditor në Pogradec. Më pas, zhvilloi edhe një mbledhje tjetër në Sauk, tek vilat qeveritare.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh