Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe...

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij...

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e...

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas...

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas nderimeve ndaj Ratko Mladiçit

2 Shtator 18:56

Partia liberale austriake NEOS, i ka kërkuar Komisionit Evropian të pezullojë negociatat e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, si dhe pagesat nga fondet evropiane, pas reagimeve të përfaqësuesve të autoriteteve serbe ndaj vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mladiç.

Eurodeputeti austriak i NEOS, Helmut Brandstetter, deklaroi se autoritetet serbe kanë kaluar një “vijë të kuqe” duke nderuar një person të dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

“Ratko Mladiç u dënua për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Kur përfaqësues të autoriteteve të një vendi kandidat për anëtarësim në BE glorifikojnë një person të tillë pas vdekjes së tij, është kaluar vija e kuqe”, tha Brandstetter.

Sipas tij, një qëndrim i tillë përbën “tallje me viktimat dhe familjet e tyre” dhe është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Mladiç, ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës, vdiq në Hagë teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Ai ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rolin e tij në masakrën e Srebrenicës.

Brandstetter i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të ndalojë edhe të gjitha pagesat ndaj Beogradit, derisa autoritetet serbe të distancohen qartësisht nga glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës.

“Derisa autoritetet në Beograd të refuzojnë pa mëdyshje glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës, negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE duhet të pezullohen dhe të gjitha pagesat ndaj Serbisë duhet të ndalen”, deklaroi eurodeputeti.

Ai kërkoi gjithashtu që BE-ja të mos ndërmarrë hapa të mëtejshëm për integrimin e Serbisë në zonën Schengen.

“Serbia i përket Evropës dhe duhet të bëhet pjesë e BE-së. Por kjo nënkupton respektim të pakushtëzuar të të drejtave të njeriut”, u shpreh Brandstetter.

Kërkesa e eurodeputetit austriak vjen pasi përfaqësues të autoriteteve serbe kanë nderuar publikisht Mladiçin pas vdekjes së tij. Më herët, Komisioni Evropian kishte deklaruar se glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat themelore evropiane dhe “nuk ka vend” as në BE dhe as në vendet kandidate për anëtarësim.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Eurodeputeti mladic negociatat Pezullim Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Situata me zjarret, 4 vatra aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin, angazhohen 183 forca dhe 2 helikopterë

më shumë...

Dita e 95 e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet nga “Black Hawk” dhe dërgohet në Spitalin e Traumës

më shumë...

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:08

Situata me zjarret, 4 vatra aktive! Flakët...

9:46

Dita e 95 e protestës, nis marshimi...

9:19

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet...

9:05

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

9:03

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9...

8:55

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli...

8:47

Këshillat e kthimit në shkollë që çdo...

8:16

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja...

8:06

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

6:56

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me...

6:46

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e...

6:45

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare...

6:29

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të...

6:01

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë...

5:48

Sulmet në Kiev dhe droni rus në...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Kush do e veshë fanellën “10” pas Mesit? Pas 21 vitesh, Argj...
  • Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Ser...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.