Jasir Asani pas rikthimit në Iran duket se ka rigjetur formën e mire.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ishte vendimtar për , Esteghlal në përballjen ndaj Persepolis, ku realizoi golin e barazimit.
Në minutën e 59-të, Asani u shfaq në momentin e duhur dhe dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer baraspeshën në 1-1. Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën finale.
Pas javës së pestë, Esteghlal renditet në vendin e dytë, vetëm dy pikë pas kryesuesit Traktor, teksa objektivi mbetet titulli kampion.
Për Asanin, fillimi i sezonit është mjaft pozitiv: shqiptari numëron 2 gola dhe 1 asistim, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm në skuadrën iraniane.





