E premte, 23 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama mbledh sërish ministrat dhe drejtuesit e qarqeve, çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të mërkurë ministrat dhe zv.ministrat në vilën qeveritare në Sauk.

Pjesë e këtij takimi të thirrut nga kryeministri në orën 13:00 do të jenë edhe drejtuesit e qarqeve.

Reklamë

Në fokus të diskutimit, do të jetë sërish dokumenti “Besa” dhe “Prania Besnike”.

Ky takim do të mbahet pas mbledhjes së qeverisë, e cila është parashikuar që të fillojë në orën 11:30.

Ky është takimi i tretë në një hark kohor të shkurtër. Pak ditë më parë, Rama mblodhi drejtuesi e qarqeve dhe ministrat në një takim dy ditor në Pogradec. Më pas, zhvilloi edhe një mbledhje tjetër në Sauk, tek vilat qeveritare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë