E diel, 25 Tetor 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Fushë Krujë–Rinas, pranë Urës së Gjolës, në zonën e Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Për pasojë, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Reklamë

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Tiranës, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë