Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
05 September 2026
Vizion fokus

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë nga militarizimi i ishujve të Egjeut!

2 Shtator 18:01

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi të mërkurën Greqisë të “ndryshojë kursin” dhe t’i japë fund asaj që ai e përshkroi si militarizim i ishujve të Egjeut që kanë status të çmilitarizuar.

Sipas mediave të huaja, ndërsa paralajmëroi Greqinë kundër interpretimit të “qasjes së qetë dhe racionale” të Ankarasë si një shenjë dobësie.

Duke folur me gazetarët pas kthimit të tij nga Bishkek i Kirgistanit, ku mori pjesë në një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, Erdogan tha se Turqia nuk kishte ambicie territoriale ndaj asnjë vendi, por nuk do të lejonte askënd të shkelte të drejtat e saj.

“Turqia nuk ka ambicie në lidhje me territorin e askujt, por nuk do të lejojë askënd të shkelë të drejtat e saj”, tha Erdogan.

Ai i bëri thirrje Greqisë të braktisë atë që e përshkroi si “rruga e gabuar” dhe të respektojë traktatet ndërkombëtare.

“Injorimi dhe shkelja e traktateve ndërkombëtare nuk do t’i sjellë dobi askujt”, tha Erdogan. “Kushdo që e interpreton qasjen e qetë dhe racionale të Turqisë si dobësi, po bën një gabim të rëndë”, shtoi ai.

Erdogan tha se Turqia po bënte gjithçka që ishte e nevojshme për të avancuar marrëdhëniet greko-turke mbi bazën e lidhjeve të fqinjësisë së mirë, duke argumentuar se Ankaraja kishte ndjekur vazhdimisht një qasje konstruktive.

“Ne kemi qenë pala konstruktive”, tha ai. “Megjithatë, shumicën e kohës nuk kemi parë një përgjigje reciproke ndaj qëllimeve tona të mira”.

Presidenti turk i bëri thirrje konkretisht Greqisë që të “ndryshojë kursin” dhe “të braktisë militarizimin e ishujve që kanë status të çmilitarizuar”, pa dhënë hollësi mbi hapat që pret që Athina të ndërmarrë.

Ai gjithashtu përmendi historinë si një paralajmërim, duke thënë se ajo duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për ata që janë të gatshëm të mësojnë prej saj.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë”, tha ai.

Greqia e hedh poshtë mënyrën e interpretimit të traktateve nga Turqia, duke argumentuar se ato nuk imponojnë një regjim të përgjithshëm çmilitarizimi në ishujt e Egjeut dhe se Athina ruan të drejtën për të mbrojtur territorin e saj sipas ligjit ndërkombëtar.

Erdogan tha gjithashtu se Turqia do të shqyrtojë forcimin e marrëdhënieve të saj me bllokun e sigurisë të udhëhequr nga Kina dhe Rusia, Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait, në një nivel më të lartë.

“Perspektiva e Turqisë për anëtarësim (të plotë) në organizatë nuk nënkupton një shkëputje nga ndonjë bllok tjetër apo nga Perëndimi”, tha Erdogan.

 

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Erdogan Greqia Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si mund të ndikojë në tretje dhe shëndetin e zorrëve

më shumë...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me vajzën e Brigitte Macron: Është dashuri, jo aventurë verore

më shumë...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë

më shumë...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon në supersfidën me Vllazninë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

Më të klikuarat

  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.