E mërkurë, 21 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

11-shja e javës në Superiore, surpriza dhe emra të spikatur

Java e dytë e “Superligës Shqiptare” ka dhuruar paraqitje të spikatura dhe protagonistë që kanë lënë gjurmë në fushën e lojës.

Në përfundim të kësaj jave, është përzgjedhur formacioni më i mirë, i ndërtuar në skemën 1-4-3-3.

Reklamë

Në portë është përzgjedhur Aldo Teqja.

Në katërshem e mbrojtjes qendrojnë Arlind Kurti (Laçi), Vasilios Zhongo (Teuta), Usni Ismaili (Dinamo City) dhe Yago (Egnatia).

Reklamë

Në mesfushë: Edon Murataj (Vllaznia), Klevi Qefalija (Dinamo City) dhe Stiven Bibo (Laçi).

Në repartin sulmues: Alessandro Albanese (Egnatia), Rubin Hebaj (Elbasani) dhe Muço Boçi (Teuta).

Si trajner është përzgjedhur ai i Egnatias, Nevil Dede, i cili është vlerësuar si trajneri më i mirë i javës së dytë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë