E martë, 20 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau vëllezërit në Kamëz me armën e punës, zbardhet dëshmia e autorit: Betonierja kaloi para shtëpisë tonë, më shtyu prindërit

Ngushëllim Manz

Zbardhet dëshmia e Ngushellim Manzi, autorit të vrasjes së dyfishtë një ditë më parë në Kamëz. Ai ka deklaruar se janë zënë për kalimin e betonieres pasi vellëzërit po ndërtonin një mur.

Aty kishte dy rrugë dhe sipas autorit i kishin thënë kaloni tek rruga tjeter betonieren se bënte zhurmë me manovrat dhe nuk kanë pranuar e u janë përgjigjur keq.

Reklamë

“Vëllezërit kanë qenë duke kryer punime dhe betoniera vinte para shtëpisë tonë. Ne i kërkuam ta kalonin te një rruge alternative se duhet të bënte shumë manovra. Ata nuk pranuan dhe na u kthyen keq. Shefqet Islamaj kishte shtyrë dhe goditur prindërit e mi. Kur e mora vesh këtë u nxeha, dhe e godita. Pastaj erdhën dy vëllezërit e tij, Nazmi dhe Selam Islamaj. Sherri degradoi dhe unë i qëllova me pistoletë, të cilën e kisha në shtëpi”.

Arma e zjarrit ishte pistoletë TT, dhe ishte arma e shërbimit e Manzit, i cili ishte pjesë e Policisë Ushtarake.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.