E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

 “Rama në burg, Berisha në burg”/ Abilekaj: Protesta është kundër establishmentit

“Rama në burg, Berisha në burg”! Është kjo thirrja e protestuesve në shesh.

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, tha se protestuesit janë kundër të dyja partive.

Reklamë

Ai u shpreh se qytetarët nuk po shprehin zemërim vetëm ndaj njërës forcë politike, por ndaj të gjithë establishmentit.

Sipas analistit, një nga kërkesat kryesore të protestuesve është reforma zgjedhore, e cila të mos favorizojë Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike.

Reklamë

Pjesë nga intervista

Pse e barazojnë PD-në dhe PS-në? I fusin në një thes të dyja.

Abilekaj: Është thelbi i protestës. Protesta është kundër establishmentit. Shihet qartë aty, kërkesat janë kundër të dy partive. Kërkesa për një reformë zgjedhore që të mos favorizojë dy partitë e mëdha. Kështu që nuk është aty një grup trushpëlarësh që janë të zemëruar. Është një protestë kundër dy partive të mëdha. Patëm edhe një incident së fundmi, ku një deputet i PD-së për pak u godit. Thelbi është pikërisht kjo, kundër sistemit 36-vjeçar. Ndaj protesta është kaq empatike nga publiku.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.