Vrasja në Tiranë/ 46-vjeçari gjendet i ekzekutuar brenda makinës, çfarë u zbulua në pjesën e përparme të automjetit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Vasil Shantos, në rrugën Mihal Popi.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, raporton se Ismet Habili, 46 vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti.
Ka qenë një kalimtar i rastit ai që ka lajmëruar policinë. Viktima është gjetur brenda në automjet, ku në pjesën e përparme të makinës janë vënë re shenja plumbi.
Nuk dihet nëse ka qenë konflikt mafioz apo një konflikt i çastit.
“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
/vizionplus.tv
/vizionplus.tv



