E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Debat në studio/ Boçi: Po ushtrohet dhunë ndaj protestuesve! Ndreca: Zgjedhjet politke përfundojnë në Kuvend

Studioja e “Të Paekspozuarit” e Ylli Rakipit në Vizion Plus është shndërruar në një arenë debati mes të ftuarve, ku në fokus ka qenë padiskutim protesta e dhunshme.

Për demokratin Luçiano Boçi, dhuna ndaj protestuesve është e papranueshme dhe policia ka tejkaluar protokollin.

Reklamë

Në një moment ka ndërhyrë moderatori Rakipi, i cili i ka kujtuar demokratit Boçi se edhe ata janë njësoj të urryer nga protestuesit.

Ndërkohë, avokati Plarent Ndreca theksoi se zgjidhja është vetëm dialogu, duke thënë se e sheh të vështirë rënien e qeverisë, pasi ajo i ka numrat e konsoliduar.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Boçi: Pse ndërhyn RENEA?

Ndreca: Ky është interpretim i dhunës.

Rakipi: Kur ju hedhin në përrua, dakord jeni ju, mo?

Boçi: Protestuesit po mbrohen, nuk ngacmuan sot dhe po ndiqen nga policia. Pse i ndjekin të rinjtë, t’i godasin, t’i arrestojnë?

Rakipi: Zotin Ndreca e kemi në lidhje direkte. Cili është konkluzioni yt?

Ndreca: Zgjidhjet politike përfundojnë në Kuvend. Kur kryeministri vlerëson se zgjidhja më e mirë do të ishte rigjenerimi i një momenti tjetër politik, si rigjenerimi i votëbesimit, ose kur nga protestuesit bëhet i pamundur qeverisja e vendit, funksionimi normal i ekonomisë dhe qeveria është e paaftë për qeverisjen e vendit.

Në këtë situatë jemi në një gjendje të rëndë, jo normale, por nuk shoh deri në këtë moment një paralizim të jetës institucionale që ta bëjë qeverinë të tërhiqet nga objektivi i saj kushtetues.

Ndërkohë, zgjidhjet e tjera janë të karakterit institucional. Nga numrat që ka mazhoranca, ajo i ka numrat e konsoliduar. Nuk ka zgjidhje që vjen nga një mocion apo nga Parlamenti i Shqipërisë. Unë nuk e përjashtoj Kuvendin, ku mund të bëhet edhe një debat politik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.