E martë, 20 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 sekonda më parë
Sport

Nedim Bajrami në krizë edhe te Al-Taawoun, minuta me pikatore për të

Al-Taawoun po kalon një periudhë shumë të vështirë në kampionatin e Arabisë Saudite, teksa ka pësuar një tjetër humbje, duke mbetur me vetëm 4 pikë pas 10 javësh kampionat.

Skuadra ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, u mposht në shtëpi me rezultatin minimal 0-1 nga Al-Qadsiah. Fitorja e miqve u vendos në minutën e 90+6’, kur Reijnders shënoi golin vendimtar, duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij në fundin dramatik të takimit.

Reklamë

Bajrami e nisi ndeshjen nga stoli dhe u aktivizua në minutën e 79-të, duke qëndruar në fushë për rreth 11 minuta, përfshirë kohën shtesë. Megjithatë, shqiptari nuk arriti të ndihmonte ekipin të shmangte një tjetër rezultat negativ.

Një tjetër shqetësim për Al-Taawoun ishte edhe dëmtimi i tre lojtarëve gjatë takimit, duke shtuar vështirësitë për skuadrën në një moment delikat të sezonit.

Reklamë

Në krahun tjetër, Al-Qadsiah po shijon një ecuri pozitive dhe, pas 10 javësh, është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 25 pikë. Skuadra ka një pikë më shumë se Al-Hilal, që ka zhvilluar një ndeshje më pak, dhe gjashtë pikë avantazh ndaj Al-Nassr të Cristiano Ronaldos, që ka dy ndeshje më pak.

Për Al-Taawoun, situata po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, ndërsa skuadra duhet të reagojë sa më shpejt për të dalë nga kriza e rezultateve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.