Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe...

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij...

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja ku e...

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA dhe Kanada...

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin e Vllaznisë,...

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri edhe në...

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Serbinë pas...

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara, Qeveria...

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare në Egjipt...

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend në vitin 2018, gjykata e Kosovës shpall fajtor ministrin

2 Shtator 10:09

Gjykata e Kosovës shpalli këtë të mërkurë fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend gjatë seancës së 21 marsit 2018, kur deputetët po shqyrtonin ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Gjykata e rikualifikoi akuzën për përdorimin e armës ose mjetit të rrezikshëm, duke e cilësuar atë si një formë më të lehtë të së njëjtës vepër penale, ndërsa rrëzoi akuzën për “pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, pasi ndjekja penale për këtë vepër kishte parashkruar.

Gjykata nuk dha vendim për masën e dënimit. Seanca ku do të paraqiten rrethanat lehtësuese dhe rënduese është caktuar për 8 shtator, kur pritet të shpallet edhe dënimi.

Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij.

Çështja lidhet me ngjarjet e marsit 2018, kur deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një seancë të mëparshme, Sveçla kishte deklaruar se nuk e konsideronte veten fajtor, duke thënë se veprimi kishte karakter politik dhe kishte si synim, sipas tij, të pengonte “faljen ose shitjen e 8,200 hektarëve tokë të Republikës së Kosovës”.

Fillimisht, në këtë çështje ishin nën akuzë edhe ish-deputetët e Vetëvendosjes Drita Millaku, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba, por Gjykata vendosi ta veçojë procedurën ndaj Sveçlës nga ajo e të pandehurve të tjerë.

Posted Under:
Anash Kosova Politike
Tagged:
Gaz Lotsjellës kosove Kuvend Xhelal Zveçla

Nga e njëjta kategori

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet nga “Black Hawk” dhe dërgohet në Spitalin e Traumës

më shumë...

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

më shumë...

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9 minuta dhe merr kreun e golashënuesve

më shumë...

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli i tij vulos barazimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:19

Turisti bie në humnerë në Shkodër, shpëtohet...

9:05

Sulmi në Leipzig, identifikohen autorët e dyshuar

9:03

Manaj nuk ndalet, 2 gola në 9...

8:55

Asani protagonist në derbin e Iranit, goli...

8:47

Këshillat e kthimit në shkollë që çdo...

8:16

Pas mungesës së befasishme, Broja rikthehet! Ja...

8:06

Sadushi kërkon zgjidhje urgjente për pagat e...

7:58

Holanda zhvendos 86 ton ar nga SHBA...

7:52

OST njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në...

7:39

15 ndeshje pezullim! Disiplina “godet” rëndë presidentin...

7:36

Mati nën “pushtetin” e flakëve, vatër zjarri...

7:32

Çfarë thotë shkenca për nënat që flenë...

6:56

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me...

6:46

Nga mbrojtja e mjedisit te objektet e...

6:45

Xi Jinping bën vizitën e parë zyrtare...

6:29

Donald Trump propozon ndryshimin e emrit të...

6:01

Erdogan paralajmëron Greqinë: Ndryshoni kurs, hiqni dorë...

5:48

Sulmet në Kiev dhe droni rus në...

5:39

“Koordinim, përgjigje, zgjidhje”, zbardhen porositë e Ramës...

5:27

GJKKO i mbyll derën medias! Gazetarët dhe...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave me Ser...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE në Tiranë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.