Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

“Alo, Mourinho?”, Xhaka dhuron momentin viral (VIDEO)

Ka ende shpresë në Nepal, 119 persona shpëtohen një...

PSG me rregull të ri për talentet! Telefoni vetëm...

Çmenduri në Turqi, Leao “pushton” Stambollin! Ja sa fanella...

Armando Broja ‘fërkon duart’! Lëvizja që mund t’i kthehet...

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO “rrëzon” Veliajn

Rama përfundon takimin me zv.ministrat, detyra që u caktoi:...

Elon Musk i pandalshëm, kush janë 10 njerëzit më...

“Besa”, Rama: Jo më kontroll në biznese pa paralajmërim....

11-shja e javës në Superiore, surpriza dhe emra të...

Begaj pret ambasadoren e re të BE-së: Shqipëria synon anëtarësimin në 2030

2 Shtator 13:40

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Ambasadoren e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.

Presidenti Begaj i uroi Ambasadores suksese në detyrën e saj në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, duke vlerësuar rolin kyç të këtij institucioni në forcimin e marrëdhënieve mes Tiranës dhe Brukselit dhe në mbështetjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Kreu i Shtetit shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shqiptare dhe Delegacionit të BE-së në Tiranë do të vijojë të thellohet, me synim arritjen e objektivit strategjik të Shqipërisë për anëtarësim të plotë në vitin 2030.

Presidenti Begaj vlerësoi mbështetjen politike, financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian për reformat transformuese në Shqipëri, duke theksuar se Delegacioni i BE-së në Tiranë është një partner i besuar dhe një bashkëpunëtor i rëndësishëm në këtë proces.

Gjatë takimit u diskutua ecuria e negociatave të anëtarësimit dhe angazhimi i Shqipërisë për përmbushjen e reformave dhe standardeve evropiane. Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të avancuar dhe dinamike të procesit të integrimit, duke dëshmuar vullnet të palëkundur politik dhe mbarëshoqëror, si dhe gatishmëri institucionale për të vijuar me përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit.

Kreu i Shtetit vlerësoi reformën në drejtësi si një nga dëshmitë më të rëndësishme të vendosmërisë së Shqipërisë për të përmbushur standardet evropiane, pavarësisht sfidave të procesit. Ai rikonfirmoi angazhimin për forcimin e pavarësisë dhe integritetit të institucioneve të drejtësisë, si dhe për intensifikimin e luftës kundër korrupsionit përmes funksionimit të pavarur dhe të pandikuar politikisht të strukturave të tjera të drejtësisë.

Presidenti i Republikës rikonfirmoi, gjithashtu, se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv kombëtar, i mbështetur gjerësisht nga shoqëria shqiptare, duke nënvizuar se përfshirja e të gjithë shoqërisë në këtë proces është një nga faktorët që e shtyn Shqipërinë të ecë më shpejt drejt finalizimit të procesit të anëtarësimit.

“Shqipëria është e angazhuar për përmbushjen e objektivit të saj strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Përfshirja e të gjithë shoqërisë shqiptare në realizimin e kësaj ambicieje dhe entuziazmi i saj për këtë proces janë një tipar që na diferencon dhe na nxit të punojmë edhe më fort për ta arritur këtë objektiv”, u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë takimit u evidentua, gjithashtu, harmonizimi i plotë i Shqipërisë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, si një dëshmi e qartë e orientimit strategjik të vendit dhe e përkushtimit të tij ndaj vlerave dhe politikave të përbashkëta evropiane.

Në përfundim, Presidenti Begaj shprehu besimin se Ambasadorja Sofia Moreira de Sousa do të japë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e marrëdhënieve Shqipëri–BE dhe në rrugëtimin evropian të vendit.

Duke iu referuar Ambasadores, Presidenti u shpreh se beson se, deri në përfundim të mandatit të saj, Shqipëria do të jetë anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

 

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
ambasadore e be BEgaj

Nga e njëjta kategori

Rreth 120 banorë të Fushë Arrëzit përfundojnë në spital, dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm

më shumë...

KLGJ dhe KLP rritën rrogat, Thesari i Shtetit bllokon pagat e gushtit për magjistratët

më shumë...

Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon Evis Sala

më shumë...

Tentoi të kalonte në aeroport me armë, zbardhet dëshmia e 42-vjeçarit: E kisha harruar në çantë, isha për qitje me shokët në Tropojë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:12

“Alo, Mourinho?”, Xhaka dhuron momentin viral (VIDEO)

3:05

Ka ende shpresë në Nepal, 119 persona...

2:59

PSG me rregull të ri për talentet!...

2:49

Çmenduri në Turqi, Leao “pushton” Stambollin! Ja...

2:46

Armando Broja ‘fërkon duart’! Lëvizja që mund...

2:38

Rreth 120 banorë të Fushë Arrëzit përfundojnë...

2:34

KLGJ dhe KLP rritën rrogat, Thesari i...

2:28

Dha dorëheqjen si ministre e Shëndetësisë, reagon...

2:27

Tentoi të kalonte në aeroport me armë,...

2:17

Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO “rrëzon”...

2:09

Do trafikonte armë zjarri nga Shqipëria në...

1:59

GJKKO rrëzon Ilir Shtufin, nuk i pranon...

1:57

A duhet të shmangin kafenë personat me...

1:56

Incidenti i frikshëm gjatë çmontimit të skenës,...

1:45

Erion Veliaj shkarkon nënkryetarin e bashkisë Tiranë,...

1:40

Begaj pret ambasadoren e re të BE-së:...

1:28

Rama përfundon takimin me zv.ministrat, detyra që...

1:26

Elon Musk i pandalshëm, kush janë 10...

1:18

Një ditë pas kaosit në transportin urban,...

1:03

“Besa”, Rama: Jo më kontroll në biznese...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Fushë Krujë-Rinas, humb jetën gazetari...
  • Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare m...
  • Merr sot zyrtarisht detyrën, ambasadorja e re e BE në Tiranë...
  • Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë–Rinas, një i vdekur dh...
  • Pas sulmit në Leipzig, Evropa dhe NATO përgatiten për përgji...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.