Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me...

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret në terren:...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon...

Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët,...

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në Milano, Interi...

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe kujtesa e...

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës me Milanin

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet tre cisterna...

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte...

U tall me përkthyesen e gjuhës së shenjave, aktori Mel Gibson “kryqëzohet” nga fansat

1 Shtator 13:29

Aktori i njohur amerikan Mel Gibson është përfshirë në një valë kritikash në rrjetet sociale pasi u filmua duke imituar një përkthyese të gjuhës amerikane të shenjave (ASL), teksa po ngjitej në skenë për një panel në Fan Expo Canada.

Në momentin që hyri në skenë, 70-vjeçari përshëndeti publikun dhe më pas imitoi lëvizjet e përkthyeses, përpara se të drejtonte gishtin drejt turmës. Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kritikuan ashpër veprimin e tij.

“Përkthyesja thjesht po bënte punën e saj, njerëzit po duartrokisnin dhe atmosfera ishte pozitive, ndërsa Mel Gibson e talli pa asnjë arsye”, shkroi një përdorues.

Të tjerë e cilësuan veprimin e aktorit si “të neveritshëm” dhe “të turpshëm”, ndërsa disa përdorues të tjerë e mbrojtën, duke e konsideruar atë thjesht një provokim.

Mel Gibson is reportedly under fire for mocking an ASL interpreter at Fan Expo Canada: pic.twitter.com/hraMHz8og0

— TheBlaze (@theblaze) August 31, 2026


Pas reagimeve, Gibson u shpreh se veprimi i tij ishte i pamenduar dhe kërkoi falje për këdo që mund të jetë ndjerë i ofenduar.

“Ndonjëherë, kur të nxjerrin në skenë nën dritat e projektorëve, mendja të shkon në të gjitha drejtimet dhe mund të bësh gjëra spontane dhe pa menduar”, deklaroi ai.

Aktori shtoi se nuk kishte pasur qëllim keqdashës dhe kërkoi falje për shqetësimin e shkaktuar.

Incidenti ka rikthyer në vëmendje edhe historinë e gjatë të polemikave që kanë shoqëruar Gibson, i cili ndër vite është kritikuar për deklarata antisemitike, raciste, homofobike dhe seksiste.

Në vitin 2006, gjatë arrestimit për drejtim automjeti në gjendje të dehur, Gibson u përfshi në një incident ku bëri komente antisemitike. Më vonë ai kërkoi falje dhe tha se kishte kaluar një rikthim të rëndë në problemet me alkoolin.

Në vitin 2010, gjithashtu u publikua një regjistrim audio ku ai dëgjohej duke bërë një deklaratë raciste ndaj ish-partneres së tij, Oksana Grigorieva. Gibson pretendoi se regjistrimi ishte manipuluar dhe e cilësoi situatën si një moment të jashtëzakonshëm gjatë një marrëdhënieje të trazuar.

Aktorja Winona Ryder ka deklaruar po ashtu se Gibson kishte bërë komente homofobike dhe antisemitike gjatë një feste në vitin 2010, pretendime që kanë qenë pjesë e polemikave të vazhdueshme rreth figurës së aktorit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Gossip Showbiz
Tagged:
Mel Gibson Shenja

Nga e njëjta kategori

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si mund të ndikojë në tretje dhe shëndetin e zorrëve

më shumë...

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me vajzën e Brigitte Macron: Është dashuri, jo aventurë verore

më shumë...

Putin pret në Kremlin të dërguarit e Trumpit, nisin bisedimet për përfundimin e luftës në Ukrainë

më shumë...

5 gola dhe luftë deri në fund, Partizani triumfon në supersfidën me Vllazninë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:53

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

10:38

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në...

10:09

Situata e zjarreve në vend, Rama zbret...

10:04

Zjarret në vend, 11 vatra aktive dhe...

9:50

Putin pret në Kremlin të dërguarit e...

8:56

5 gola dhe luftë deri në fund,...

8:44

Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë pagat: Nuk mund...

8:39

Greqia paketë të re masash: 400 euro...

8:16

Çfarë ndeshjeje! 5 gola dhe spektakël në...

8:01

Begaj nga Frashëri: Dita e besimit dhe...

7:38

Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3...

7:21

Spalletti zbulon planin për Woltemade para sfidës...

6:46

Zjarri në Frakull, deputeti socialist: Për ne...

6:36

SHBA hakmerret ndaj sulmeve të Teheranit, godet...

6:12

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë,...

5:31

Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit në...

5:21

Witkoff dhe Kushner do të takohen me...

5:08

Jo vetëm futboll, por miliarda dollarë! Trump...

4:45

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por...

4:39

Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile...

Më të klikuarat

  • Rrëzohet avioni në Greqi, humbin jetën personat në bord (VID...
  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • Pas 14 vitesh, Berisha mbërrin në Amerikë, pritet me lule dh...
  • Zbardhen dy raste zjarrvënieje në Fier, arrestohet në flagra...
  • Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në k...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.