11 vende të Bashkimit Evropian i kanë kërkuar përfaqësueses së lartë të Unionit, Kaja Kallas, që të ndryshojë mënyrën se si merren vendimet për politikën e jashtme.
Aktualisht, për shumë çështje të rëndësishme, duhet të bien dakord të 27 vendet e BE-së. Kjo do të thotë se një shtet i vetëm mund ta bllokojë një vendim të të gjithë Unionit, duke përdorur veton.
Franca, Gjermania, Spanja, Suedia, Rumania dhe gjashtë vende të tjera kërkojnë që kjo praktikë të ndryshojë dhe, në disa raste, vendimet të merren me shumicë votash.
Propozimi synon që Bashkimi Evropian të mos paralizohet nga kundërshtimi i vetëm një shteti, sidomos për çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe sigurisë.
/vizionplus.tv





