E enjte, 22 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria, palët shtyhen fizikisht

Vijon të mbetet e tensionuar situata në godinën e Kryeministrisë. Në natën e 94-të të protestës, disa nga qytetarët janë pozicionuar në hyrjen anësore të Kryeministrisë, pasi janë njoftuar se aty ndodhet kryeministri Edi Rama.

Menjëherë, ata janë pozicionuar te dera kryesore dhe kanë tentuar të kalojnë traun, por janë penguar nga uniformat blu.

Reklamë

Pas disa minutash qetësi, ka pasur një përplasje mes qytetarëve dhe efektivëve, ku këta të fundit kanë mundur të lirojnë rrugën.

Situata vijon të mbetet e tensionuar mes palëve. Ndërkohë, në Bulevard vijojnë të mbahen fjalimet nga ana e pjesëmarrësve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë