E enjte, 22 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nuk i mbijeton plagëve të rënda, ndërron jetë në spital 37-vjeçari që u përfshi nga flakët e makinës në Skërficës

Ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda mbrëmjen e djeshme, pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përfshi nga flakët në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Skërficës, ku automjeti tip “Volkswagen Touran”, me të cilin udhëtonte 37-vjeçari, mori zjarr në rrethana ende të paqarta. Kalimtarë të rastit i dhanë ndihmën e parë, ndërsa i plagosuri u transportua fillimisht me ambulancë drejt spitalit të Sarandës dhe më pas në Spitalin e QSUT për trajtim të specializuar.

Reklamë

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 37-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat në të cilat automjeti mori flakë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.