A mund të dorëhiqet Rama? Debat në studion e “Të Paekspozuarit”

Studioja e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus është kthyer në një arenë të fortë debati mes të ftuarve.
Kërkesat e protestuesve, ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog dhe dhuna gjatë protestës kanë qenë pikat kryesore të diskutimit këtë të enjte.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: A mund të dorëhiqet Rama?
Zogaj: Nëse ka masivitet.
Rakipi: Unë jam me Preçin. Po dolën shumë njerëz, edhe ai që është alert ikën.
Zogaj: Unë ata me kapuçe nuk i konsideroj. U kanë bërë thirrje atyre të rreshtit të parë që të mobilizojnë njerëzit. Rama i numëron njerëzit.
Shalsi: Kam një dokument shumë interesant, që analizon çfarë dëmesh të mëdha shkaktojnë dhuna dhe vandalizmat në protestë.
Bushati: Ne kemi një parti që nuk ka thënë gjysmë llafi për emrin e Edi Ramës me maskën e Gys Agasit. Nuk mbajtët një qëndrim për të denoncuar atë që pinte verë 30 mijë euro.
Shalsi: Kush e tha këtë, mo?
Bushati: Një parti që nuk tha asnjë llaf për këtë, por shqetësohet për dhunën e gjimnazistëve, kjo është hipokrizi. Nuk ju beson njeri, mo.
Shalsi: Po pse të të besojnë ty? Bushati është njeri që lexon.
Bushati: Përpiqem.
Shalsi: Kur shihja shënimet e Bashkisë, Bushati ishte i vetmi që, kur më merrte në telefon, nuk më merrte kurrë për favore. Më bën përshtypje që nuk dënon dhunën.
Bushati: Dhunën e Gys Agasit e dënoj. Dhuna e gjimnazistëve është pasojë e dhunës së Gysit.
Shalsi: Ka bërë një libër Kahnemani, “Lëkura në lojë”. Ka shumë njerëz që japin këshilla e opinione, por thelbi është: mos prano këshilla e sugjerime nga njerëz që nuk kanë rreziqe personale për atë që thonë. Bushati në studio ka qenë dhe në studio është. Të sugjerojë një gjë që s’ka impakt.
Bushati: Unë nuk sugjeroj gjë, unë them ku çon logjika.
Shalsi: Logjika të çon te fakti se kishe mijëra protestues, ndërsa tani kanë mbetur 500 veta që dhunojnë.




