“Qëndrimi i Berishës në protestë, qesharak”, Shalsi: E ka degraduar opozitën

Deputeti socialist Eduart Shalsi ka ironizuar qëndrimin e Sali Berishës gjatë protestave, duke e cilësuar situatën e krijuar si qesharake.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Shalsi kritikoi kreun e opozitës për mënyrën se si po e drejton protestën, duke vënë në dukje kontrastin mes thirrjeve të protestuesve kundër Berishës dhe thirrjeve të këtij të fundit drejtuar deputetëve të tij për t’iu bashkuar tubimit.
Pjesë nga intervista:
Shalsi: Një opozitë që është katandisur kështu… Qëndrimi i tij gjatë gjithë protestës shkon në komike. Protestuesit thonë “Berisha në burg”, a i thotë deputetëve të vetë: “Shkoni në protestë”. Është qesharake e gjithë kjo situatë. Ka vite që dëshmon që e ka degraduar opozitën.
Rakipi: Më shkruan dikush, më thotë të pyes: Vetë, del dot në protestë ti?
Shalsi: Kam qenë unë. Qëllova te Kullat Binjake dhe ishin shumë qytetarë. Edhe më thanë: “Çfarë po bën, Shals? Shkunduni!”
/vizionplus.tv




