E enjte, 22 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Hila: Me kë do ta rrëzosh Ramën, me atë që harxhon lekët e call center-ave për vezë apo me marksistë-leninistët?

A do të ketë dialog mes Ramës dhe protestuesve? Kjo ishte një tjetër pyetje që u diskutua këtë të enjte në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus.

I ftuar në studio, analisti Dritan Hila tha se zgjidhja do të jetë vetëm politike. Sipas tij, protestat me dhunë, të nxitura nga ata që sponsorizojnë protestën me paratë e call center-ave apo me ide marksiste-leniniste, nuk kanë për të pasur sukses.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Hila: Ai tjetri të thotë: “Hajde në dialog.” Ata thonë: “Jep dorëheqjen.” Ti këtu e ke ndërprerë marrëdhënien.

Reklamë

Bushati: Bravo u qoftë.

Hila: Bravo u qoftë, po ju them prapë: me dhunë me shtetin nuk ia del, në krizë nuk je. Në këtë moment, ti po përdor përmbysjen me dhunë të shtetit, po djeg edhe një kauzë që mund ta kishe përmes protestave masive.

Bushati: Pra, kulmi i protestës ta bënte Ramën, siç e imagjinonte Shalsi, të vidhte me kujdes.

Hila: Nuk e di pse më vë në gojë mua ato që ke në mendje ti. Nuk dua të bëj si analistët sterilë. Rama ka gabime, ka një shtet që çalon në shumë drejtime, por këto nuk zgjidhen pa opozitë institucionale. Ata thonë: “Duam mjekësi moderne.” E merr kur lë 50% të pagës taksa.

Bushati: Do mjekësinë.

Hila: I ke parë pedagogët kur flasin, mo? Dita e kiametit, sikur kanë zbritur nga mali.

Bushati: Po ke përzënë trurin nga Shqipëria.

Hila: Ata pedagogë të marrin lekë, të kërkojnë favore seksuale dhe kanë nxjerrë një brez të brenjtur. Ti do të thyesh armën me këtë armatë marksiste-leniniste, njeriun që ka filluar të harxhojë paratë e call center-ave me vetëzë?

Bushati: Është opsion shumë i madh ky, që të gjithëve ne të na shtypë Rama.

Hila: Sot Berisha tha: “Protesta është e imja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.