E enjte, 22 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Plas “grushti” në Parlament, Zegjineja “shpëton” PS-në nga Flamur Noka, mbledh kartonët e votimit

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione të forta, pasi deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren që në nisje të punimeve. Gjatë përplasjes, deputeti i PD-së, Flamur Noka, i ka hequr me forcë mikrofonin Taulant Ballës, ndërsa situata është përshkallëzuar më tej me përplasje fizike mes Nokës dhe deputetëve socialistë. Deputetët e opozitës kanë goditur edhe tavolinat, duke penguar zhvillimin normal të seancës.

VIDEO-Plas sherri në Kuvend, përplasje fizike mes demokratëve dhe socialistëve

Reklamë

Tensionet janë shtuar teksa mazhoranca po vijonte procedurat e votimit pa diskutime. Në këto momente, Flamur Noka ka tentuar t’u marrë kartonët e votimit deputetëve të Partisë Socialiste, pas përplasjes me Taulant Ballën. Veprimet kanë shkaktuar kaos në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës kanë vijuar të mbajnë të bllokuar foltoren.

VIDEO- Noka i heq mikrofonin Ballës, e gjuan me rregullore

Reklamë

Në mes të rrëmujës, deputetja socialiste Zegjine Çaushi është parë duke mbledhur kartonët e deputetëve të PS-së, në përpjekje për t’i larguar nga situata dhe për të shmangur marrjen e tyre nga deputeti demokrat. Seanca është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes palëve, duke vështirësuar vijimin e punimeve parlamentare.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.