E hënë, 14 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Do të mbetesh i përjetshëm”, Rodrigo De Paul, mesazh emocionues për Lionel Messin

Ilustrim · Vizion Plus

Rodrigo De Paul ka ndarë një mesazh tejet emocionues për Lionel Messin, duke shprehur mirënjohjen dhe admirimin e tij për kapitenin e Argjentinës, pas tërheqjes nga Kombëtarja.

Mesfushori argjentinas i drejtohet Messit me një falënderim të thjeshtë, por jashtëzakonisht domethënës:

“Thjesht faleminderit. Më i madhi i të gjitha kohërave. Faleminderit që na ke bërë kaq të lumtur. Nuk mund ta imagjinosh se sa shumë buzëqeshje ke sjellë në fytyrat tona. Ti je i përjetshëm.” – shkruan De Paul.

Një mesazh që tregon lidhjen e veçantë mes De Paul dhe Messit, por mbi të gjitha mirënjohjen e një brezi lojtarësh ndaj futbollistit që ka lënë një gjurmë të paharrueshme në historinë e Argjentinës.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh