Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 September 2026
Vizion fokus

Nga talent në protagonist! Interi blindon Pio Espositon për...

Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e tyre 5-vjeçare...

E goditi rrufeja sapo doli nga shtëpia, kamerat filmuan...

Gjermani/ Dy të plagosur pas shpërthimit në stacionin hekurudhor...

Pesë të vrarë në një dasmë nga sulmi amerikan,...

Pas sulmit në Leipzig, Evropa dhe NATO përgatiten për...

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para sulmeve amerikane...

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para Komisariatit nr....

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus,...

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen dy familje...

“Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dëshmia e kamarierit që u dhunua nga pronarët e hotelit

1 Shtator 14:16

Banakieri Genti Nela 18 vjeç u dhunua disa ditë më parë nga dy djemtë e pronarit të hotelit ku ishte i punësuar, kunati dhe një shok i tyre, për shkak se kërkoi pagesën.

Në dëshminë e tij, 18 vjeçari ka treguar versionin e ngjarjes dhe gjithë dinamikën që vijoi më pas.

Ai thotë se kishte filluar punë në banak në datën 10 korrik, por në datën 27 gusht dëshironte të largohej nga puna, pasi do fillonte diku tjetër.

Nela shton në dëshminë e tij se ky vendim i tij nuk u prit mirë nga vëllezërit, të cilët e qëlluan me tavëll qelqi, e më pas me grushte si dhe e kanë kërcënuar.

Për të shmangur 4 agresorët, Nela thekson se ka qëlluar njërin prej tyre me gotë në kokë e më pas me grusht, për të ikur më pas me vrap. Ai shton se edhe pas largimit, është ndjekur me vrap nga 4 personat e përfshirë në konflikt.

Dëshmia e plotë e banakierit 18 vjeçar:

Më datë 10.07.2026 kam filluar punë si banakier në hotelin “FLAR”, në zonën e Malit të Robit. Për fillimin e punës kam biseduar me Florian dhe Arbër Habilaj. Më datë 27.08.2026 u kam kërkuar pagën, pasi kisha vendosur të largohesha nga puna dhe të punoja diku tjetër.

Në momentin që i kam thënë këtë, të pranishëm kanë qenë Florian dhe Arbër Habilaj, Enold Dragoti dhe Mariglen Mosha. Ata nuk e kanë pranuar largimin tim nga puna dhe fillimisht më kanë sharë.

Floriani më ka goditur i pari me grusht, ndërsa Arbëri më ka goditur me një tavëll qelqi në kokë dhe në ftyrë. Jam goditur edhe nga Enold Dragoti, ndërsa Mariglen Mosha më ka mbajtur dhe më ka penguar të largohesha. Ata më kishin bllokuar rrugën dhe vazhdonin të më godisnin.

Gjatë kohës që më godisnin, më kanë kërcënuar vazhdimisht se do të më vrisnin. Duke u ndjerë në rrezik dhe për t’u mbrojtur, kam marrë një gotë qelqi dhe kam goditur Florianin në kokë. Kam goditur edhe me grushte, me qëllim që të largohesha prej tyre.

Pas kësaj kam arritur të largohem me vrap, por jam ndjekur nga të katër personat, të cilët më kanë bllokuar përsëri rrugën dhe më kanë goditur sërish.

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi

Nga e njëjta kategori

Tensionet dhe përplasjet me policinë gjatë protestës së djeshme, 14 të arrestuar (EMRAT)

më shumë...

Pas sulmit në Leipzig, Evropa dhe NATO përgatiten për përgjigje të ashpër ndaj Rusisë! Çfarë do të bëjë SHBA?

më shumë...

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për ditën e sotme

më shumë...

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt agresioni rus, Shqipëria qëndron përkrah Berlinit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:44

Nga talent në protagonist! Interi blindon Pio...

9:41

Tragjedi në Romë, prindërit vrasin vajzën e...

9:25

E goditi rrufeja sapo doli nga shtëpia,...

9:17

Gjermani/ Dy të plagosur pas shpërthimit në...

8:59

Pesë të vrarë në një dasmë nga...

8:51

Tensionet dhe përplasjet me policinë gjatë protestës...

8:40

Pas sulmit në Leipzig, Evropa dhe NATO...

8:31

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për...

8:23

Surpriza, vendime të rëndësishme dhe mundësi të...

11:02

Trump: Aleatët e Gjirit u njoftuan para...

11:01

Tension sërish mes policisë dhe protestuesve para...

10:16

Sulmi me dron në Gjermani, Rama: Akt...

10:13

Përshkallëzohet situata e zjarreve në Ulëz, evakuohen...

10:05

Irani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, nis sulme me...

9:59

“Nuk i ndahet shpirti nga Inter”, Ronaldo...

9:45

Pas përplasjeve me policinë, protestuesit largohen nga...

9:15

Agjencia bërthamore e OKB-së: Mungesa e aksesit...

9:11

Mbreti i ri i La Ligës! Lamine...

8:51

Përshkallëzohet situata mes protestuesve dhe policisë, shoqërohet...

8:38

Tension mes policisë dhe protestuesve te Kryeministria,...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgj...
  • Skandal në showbiz-in italian, ish-partneri akuza Belen Rodr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.