Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit, ka shkarkuar nga detyra nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj.
Ky është ndryshimi i radhës në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, pas një serie lëvizjesh të bëra gjatë ditëve të fundit.
Më 28 gusht, Veliaj shkarkoi nga detyra edhe kryetaren e komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Në vendimin e tij, Veliaj argumentoi se delegimi i përkohshëm i kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk mund të vijonte më tej, pasi, sipas tij, rrethanat institucionale kishin ndryshuar pas vendimmarrjes së fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë më 1 shtator dha dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm, Eldi Hoxha.
Kryebashkiaku Veliaj komandoi Alban Dokushin në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, pas vendimit të Gjykatës Administrative për rikthimin e tij në detyrë./vizionplus.tv





