E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Medon Berisha i jep një lajm të mire Kombëtares shqiptare

Medon Berisha është rikthyer në dispozicion të skuadrës te Leçe pas një periudhe të gjatë jashtë fushave për shkak të dëmtimit.

Mesfushori shqiptar ka kaluar një proces të gjatë rikuperimi pas dëmtimit serioz që e la për një kohë të konsiderueshme larg futbollit.

Reklamë

Në muajin mars, Leçe bëri të ditur se Berisha nuk do të ishte më i gatshëm për pjesën e mbetur të sezonit, duke nisur kështu një periudhë të gjatë rehabilitimi.

Rikthimi i tij në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Romës përbën një hap të rëndësishëm në këtë proces.

Reklamë

Edhe pse nuk pati mundësinë të zbresë në fushë në humbjen 4-0 të Lecce-s, prezenca e tij në skuadër është një sinjal inkurajues pas muajsh mungesë.

Berisha konsiderohet një nga talentet me potencial të madh për të ardhmen e Kombëtares shqiptare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë