E premte, 23 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

CNN vlerëson talentin shqiptar Adri Mehmeti: E ardhmja e futbollit amerikan

Mediumi i njohur amerikan CNN ka vlerësuar talentin e Adri Mehmetit, futbollistit me origjinë shqiptare që po spikat te New York Red Bulls dhe shihet si një nga premtimet e së ardhmes për Kombëtaren e SHBA-së.

Pavarësisht moshës së re, Mehmeti është bërë titullar i rregullt te skuadra e tij, ndërsa muajin e kaluar debutoi edhe me përfaqësuesen A të Shteteve të Bashkuara në ndeshje miqësore.

Reklamë

Në një intervistë për CNN Sports, 17-vjeçari tregoi se ngjitja e tij drejt ekipit të parë ka ndodhur më shpejt nga sa e kishte imagjinuar. Ai vlerësoi veçanërisht rolin e babait, të cilin e cilësoi si ndikimin më të madh në rrugëtimin e tij futbollistik, si dhe sakrificat e familjes.

“Nuk e prisja që gjithçka të ndodhte kaq shpejt. Në fillim mendoja: ‘Uau, kjo është e çmendur’, sepse një vit isha te skuadra e dytë, ndërsa vitin tjetër u gjenda te ekipi i parë. Jam shumë mirënjohës ndaj të gjithë trajnerëve dhe stafit që më kanë besuar dhe më kanë dhënë mundësinë të luaj në këto ndeshje. Çdo ditë po mësohem gjithnjë e më shumë me këtë”, ka deklaruar Mehmeti në një intervistë për CNN Sports, duke folur për ngritjen e tij të shpejtë.

Mehmeti ka përfaqësuar më parë Shqipërinë në nivelet e moshave, por më pas zgjodhi të luajë për SHBA-në. Mundësia për të ndryshuar përfaqësuese varet nga rregullat e FIFA-s dhe statusi i ndeshjeve të zhvilluara me amerikanët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.